Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kokaina në Durrës, Artan Hoxha zbulon DETAJET tronditëse: Është përfshirë një GRUP I FORTË, nuk janë goditur asnjëherë

Shkruar nga Newsbomb

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje rreth operacionit ku u kapën 137 kg kokainë në portin e Durrësit.

Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar 2 persona, Ardian Bega dhe Altin Mislimhaka, ndërsa është shpallur në kërkim, biznesmeni Gentian Malindi.

Ndërkohë, për gazetarin Hoxha këta persona nuk kanë vepruar të vetëm, pasi bëhet fjalë për një sasi droge që në treg do kapte vlerën e 20 milion eurove.

Sipas gazetarit bëhet fjalë për një grup të fortë kriminal, i cili nuk është goditur asnjëherë dhe ka patur lidhje të forta në politikë.

"Nga informacionet që ka prokuroria bëhet fjalë për një grup që ka një histori të gjatë dhe nuk është goditur ansjëherë. Ka lidhje të forta në çdo kohë dhe me të majtën edhe me të djathtën.

Gentian Malindi, personi më i rëndësishëm nga ata që ishin aty. Sasia e ngarkesës e konvertuar në cmimin e tregut janë 20 milion euro. Mendoni se Bega do e bënte vetëm këtë?

Një grup që nuk është goditur asnjëherë. Uroj që policia të ketë pasur mundësinë të dokumentojë që të shkojë tek koka", tha Hoxha.  

"Është një grup shumë më i fuqishëm nga ato që jemi mësuar ne ti raportojmë. Sigurisht që kapja e kësaj sasie është një sukses. Fakti që është një ngarkesë shumë e madhe tregon fuqinë e bandave. Kemi të bëjmë me një rrjet që ka qenë në aktivitet për një kohë të gjatë", shtoi gazetari më tej.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.