Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kokaina në bananet e "Alba Exotic Fruit", Gjykata e Posaçme shtyn dhe me 3 muaj hetimet

Shkruar nga Newsbomb
Kokaina në bananet e "Alba Exotic Fruit", Gjykata e

Gjykata e Posaçme i ka dhënë 3 muaj kohë Prokurorisë Speciale për të thelluar hetimet për dosjen e kokainës që u gjet mes bananeve të ardhura nga Ekuadori, në disa episode, në kontenierët e porositur nga "Alba Exotic Fruit".

Prokurorët kanë kërkuar më shumë kohë nga togat e zeza, pasi janë shprehur se po presin letërporosi nga autoritetet në Holandë dhe në Ekuador, vend nga i cili nisen ngarkesat me banane. Për gjashtë episodet e kapjes së kokainës në kontenierët e "Alba Exotic Fruit", me urdhër të SPAK janë arrestuar dy vëllezërit pronarë, Eduard Dauti dhe Bajron Gumeni.

SPAK ka kohë deri më 13 tetor që të bëjë hetimet e nevojshme dhe të marrë letërporositë nga partnerët, pasi ky është afati i caktuar sot nga Gjykata e Posaçme për gjykimin e pronarëve të kompanisë së bananeve.

Dy vëllezërit kanë mohuar të jenë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, duke u shprehur para prokurorëve se ata merren me tregtimin e frutave ekzotike. Në kontejnerët që vinin nga Amerika Latine u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme. I fundit ishte ai i 12 tetorit 2021 që u kapën 10 kilogramë kokainë.

  • Në vitin 2019 – kapen 137 kg kokainë (Kokaina u zëvedësua nga DEA amerikane me oriz)
  • 13 korrik 2021 – kapen 11.675 kg kokainë
  • 23 korrik 2021 – kapen 6.5 kg kokainë
  • 29 korrik 2021 – kapen 7.25 kg kokainë
  • 7 shtator 2021 – kapen 7.7 kg kokainë
  • 12 tetor 2021 – kapen 10 kg kokainë.

Mbi Dautin dhe Gumenin rëndojnë disa akuza të ngritura nga prokurorët e SPAK, si “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.