Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kokaina në bananet e "Alba Exotic Fruit", Gjykata e Posaçme lë në burg pronarin Eduard Dauti

Shkruar nga Newsbomb
Kokaina në bananet e "Alba Exotic Fruit", Gjykata e

Gjykata e Posaçme ka lënë sot në burg Eduard Dautin, pronarin e kompanisë së bananeve "Alba Excotic Fruit". Në kontenierët e kësaj kompanie janë gjetur disa herë sasi kokaine. Dauti ishte në arrati prej një viti dhe është kapur në Tiranë.

Të paktën pesë ngarkesa me kokainë janë kapur në konteinerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”, me një peshë prej rreth 40 kilogram në Portin e Durrësit. Ndërsa në vitin 2019 ishte DEA amerikane ajo që zbuloi një sasi prej 137 kilogram kokainë në konteinerin e kësaj firme të ndaluar në portin grek të Pireut.

Konkretisht gjatë vitit 2021, në portin e Durrësit, në konteinerët e kësaj kompanie u kapën katër ngarkesa: 11.65 kg kokainë në 13 korrik, 6.5 kg në 23 korrik, 7.25 kg në 29 korrik dhe 10 kg kokainë në 7 shtator.

Mbi Dautin rëndojnë disa akuza të ngritura nga prokurorët e SPAK, si “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Aktualisht në burg për trafikun e kokainës ndodhet edhe menaxheri i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, Bajron Gumeni.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll