Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Kokaina mes bananeve të “Alba Exotic Fruit”, Prokuroria bashkon dosjet, pronari Eduard Dauti firmos nga arratia

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

10 kg kokainë u kapën dje nga Policia e Durrësit në Port, në një nga kontenierët me banane të kompanisë “Alba Exotic Fruit” në pronësi të biznesmenit Eduard Dauti. Sasia e kapur dje ishte e gjashta për nga radha, pasi gjatë muajëve të kaluar në kontenierët e kësaj kompanie është gjetur drogë.

Është e paqartë se përse shteti po lejon këtë kompani të vazhdojë aktivitetine  saj tregtar, në një kohë që vetëm banane nuk po shtet, por në kontenierët e saj janë kapur 6 ngarkesa me kokainë në më pak se 5 muaj.

Ndërkohë, Prokuroria ka vendosur që të bashkojë dosjet për hetimet për drogën e kapur në kontenierët e “Alba Exotic Fruit”. Rastet e mëparshme janë bashkuar me atë të djeshmin dhe hetimet vazhdojnë.

Pronari Eduard Dauti është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa vëllai i tij, Bajron Gumeni është arrestuar kur u kap ngarkesa e parë me kokainë, verën e këtij viti. Me pronarin në kërkim dhe menaxherin në burg, në krye të kompanisë u vendos Ermal Arapi.

Në mbledhjen e Asamblesë së “Alba Exotic Fruit” më 7 Korrik 2021, Ermal Arapi është emëruar administrator i kompanisë. Dje, ai ëshhtë ndaluar nga Policia menjëherë pas kapjes së ngarkesës së radhës prej 10 kg kokainë.

Emërimi i Arapit në krye të kompanisë ka dritë-hijet e veta pasi dokumenti është firmosur më 21 korrik 2021, kohë kur pronari Eduard Dauti ishte në kërkim dhe i vëllai Bajron Gumeni ishte në burg. Firma e hedhur mbi dokumentin e emërimit të Ermal Arapit, me bojë të njomë, ngre dyshimet se pronari i “Alba Exotic Fruit” ka qenë në Shqipëri dhe nuk është arrestuar, kur në kontenierët me banane u kap drogë dhe ai u shpall në kërkim.

Ose dikush ia ka dërguar dokumentin në vendin ku ai i fshihet drejtësisë shqiptare. Në një intervistë për newsbomb.al pas kapjes së një prej ngarkesave me kokainë, Eduard Dauti tha se ai ndodhej në Francë për të festuar ditëlindjen e vazjës dhe nuk kishte lidhje me drogën.

Kam porositur banane, s’kam lidhje me kokainën, tha Dauti në atë kohë, duke kërkuar nga autoritetet që të hetojnë për të gjetur personat që kishin futur drogë në ngarkesën e tij me banane të nisur nga Ekuadori.

Në dëshminë e parë në Policinë e Durrësit, ashtu si drejtuesit e tjerë të kompanisë Arapi ka mohuar përfshirjen në trafikun e drogës dhe ka akuzuar se kokaina në kontenierët e tyre me banane po futej nga persona të tjerë për arsye konkurrence.

Për 4 muaj në kontenierët e “Alba Exotic Fruit” janë kapur 5 ngarkesa me kokainë me peshë rreth 40 kg në total. Episodi i parë i kokainës në kontenierët e kësaj kompanie është regjistruar në vitin 2019, kur DEA Amerikane zbuloi 137 kg drogë të feshur mesa bananeve. Në Pire të Greqisë ajo u zëvendësua me oriz.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img