KOKAINA me vlerë 180 mln EURO fshehur në kamionin me banane, arrestohen 2 TRAFIKANTË, shpallet në kërkim BIZNESMENI (EMRAT- DETAJE TË REJA)

Publikuar tek: politike, më 11:19 28-02-2018 KOKAINA me vlerë 180 mln EURO fshehur në kamionin me banane, arrestohen 2 TRAFIKANTË, shpallet në kërkim BIZNESMENI (EMRAT- DETAJE TË REJA)

Kreu i Policiës së Shteti, Ardi Veliu ka dhënë detaje lidhur nga operacioni ku u kapën 613 kg kokainë në portin e Durrësit mbrëmjen e djeshme. Janë arrestuar 2 trafikantët, ndërsa është shpallur në kërkim biznesmeni, Arbri Çekaj që bëri porosinë e bananeve. Droga kap vlerën e 180 milionë eurove. 

Të arrestuarit janë, Donaldo Lushaj, Armando Pezaku. 

Sakaq, gazetarët kanë pyetur për detaje mbi këtë operacion edhe prokurorin Besim Hajdarmataj, i pranishëm në konferencë, por ky i fundit nuk ka preferuar të japë më shumë sqarime se ç’dha Ardi Veliu.

Fjala e plotë e Ardi Veliut: 

Kapet sasi rekord kokaine në Portin e Durrësit, me vlerë tregu rreth 180 milion euro Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor, mbi bazën e informacioneve të siguruara më herët dhe analizës së riskut, pas një pune të mirë organizuar dhe të koordinuar, ka arritur të finalizojë me sukses operacionin e koduar “Last Snoë”. Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur kapja dhe sekuestrimi i një sasie rekord prej 613 kilogramë e 350 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milion euro. Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018.

Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane. Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin A.Ç. Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët. Kontenieri i mbërritur në Portin e Durrësit, u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë deri sa mbërriti në magazinat e firmës, nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar në perimetrin e jashtëm objektin e më pas kanë ndërhyrë në brendësi të magazinës. Pas kontrollit të imtësishëm të kontenierit, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike. Nga tërësia e veprimeve të kryera, rezultuan të përfshirë në këtë aktivitet kriminal shtetasit dhe u arrestuan në flagrancë: - Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë; - Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.Ç., pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike. Autoritetet shqiptare po vijojnë hetimet ngushtësisht me partnerët e huaj për të zbuluar gjithë lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Ndërkohë po vijon puna për evidentimin e pasurive të të arrestuarve dhe të përfshirëve në këtë trafik narkotikësh. Policia e Shtetit është e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo paligjshmëri dhe aktivitet kriminal, për të ndërtuar një Shqipëri më të qetë e të sigurtë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010289192199707
array(1) { ["section"]=> string(141) "kokaina-me-vlere-180-mln-euro-fshehur-ne-kamionin-me-banane-arrestohen-2-trafikante-shpallet-ne-kerkim-biznesmeni-emrat-detaje-te-reja-111739" }