Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Kokaina e Durrësit dhe Spanjës kanë lidhje? Ja çfarë ka zbuluar DEA amerikane

Lajme të ngjashëm

Dy shqiptarët e kapur në Madrid me 1 ton kokainë dhe 1.5 milion euro, janë kokat e një rrjeti trafiku të drogës më të shtrenjtë në botë nga Kolumbia drejt Europës.

Në këtë konkluzion kanë arritur agjentët e DEA, Agjencia amerikane Anti-Drogë dhe Policia Spanjolle.

Shqiptarët e arrestuar në hollin e një hoteli luksoz në Madrid, u identifikuan fillimisht si shtetasit Dritan Gradica, ish-ushtarak 43-vjeçar dhe Julian Deblini por identitetet e tyre rezultuan të rreme.

Dritan Gradica është Arjan Ndoci, 45-vjeç me origjinë nga Laçi ndërsa Julian Deblini nuk ekziston si identitet, por ai është identifikuar si një 35-vjeçar nga Lezha.

Dy shqiptarët kishin rekrutuar zyrtarë dhe punonjës të aeroporteve kolumbiane për të bërë të mundur lëvizjen e kokainës.

Por DEA amerikane ra në gjurmët e këtij rrjeti fill pas kapjes së 613 kilogram kokainë në Maminas të Durrësit.

Droga e Maminasit ishte e fshehur në një konteiner me banane e porositur nga firma e importit të frutave, “Arbi Garden” me pronar Arbër Çekal (Kuliçi), i cili u arrestua në Gjermani dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Shqiptarët ishin lidhur me një kolumbian që i siguronte sasitë e mëdha të kokainës. Ai është Lelio Nevardo Ávila Santana, i dënuar më parë me 9 vite burg po për trafik droge së bashku me pesë persona të tjerë.

Sipas prokurorisë spanjolle, Ávila ishte personi përgjegjës për ruajtjen dhe transportimin deri në aeroport të kokainës që porositën shqiptarët. Më pas ai kontaktonte me Rubén del Castillo de la Torre, një biznesmen spanjoll me restorante në Cuenca dhe me marrëdhënie pune me një nga zinxhirët më të njohur të hoteleve, raporton Newsbomb.al.

Nga kokaina e Maminasit agjentët e DEA arritën të kapin 1 ton kokainë në Spanjë ku u arrestuan dy shqiptarë, ndërsa hetimet rreth këtij rrjeti çuan në kapjen e një tjetër ngarkese prej 2.5 ton kokainë në Lisbonë vetëm tre ditë më parë. Aty u arrestuan shtatë kolumbianë, tre polakë dhe një spanjoll. /Newsbomb.al


Më shumë