Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

‘Koka’ e trafikut të 613 kg kokainë nga Kolumbia, Gjermania gati të ekstradojë Arbër ÇEKAJN

Shkruar nga Newsbomb

Arbër Çekaj, pronari i kompanisë së shitjes së frutave ‘’Arbri Garden’’ dhe i akuzuari kryesor i trafikut të 613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri do të ekstradohet në vendin tonë.

Gjykata gjermanë ka vendosur 20 ditë më parë transferimin e 38-vjeçarit për llogari të drejtësisë shqiptare.

Ai akuzohet se ka porositur 613 kg kokainë, e cila ishte fshehur në kontenierët e bananeve. 3 javë para se të sekuestrohej droga në Portin e Durrësit në vitin 2018, Çekaj u arratis drejt Gjermanisë. Ai u arrestua në një shtëpi dykatëshe dhe nuk bëri rezistencë forcave të policisë gjermane.

Vlera e drogës së kapur llogaritet në 180 milionë €. Për Çekajn, u shpreh dhe ish-ambasadori i SHBA-së Donald Lu, i cili e konsideroi Çekajn dhe Klement Balilin si ‘peshqit e mëdhenj të krimit’.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll