"Koka" e fundit e arrestuar për grabitjen e bujshme në Qafë-Kashar merr statusin e “dëshmitarit të penduar”

Publikuar tek: aktualitet, më 09:56 21-02-2017

Admir Çerpja, “koka” e fundit e arrestuar nga grupi që kreu grabitjen e bujshme në Qafë -Kashar ka marrë sot statusin e “dëshmitarit të penduar”, pasi ka pranuar të bashkëpunojë me oficerët e policisë. Ky status ju dha Admir Çerpjas gjatë senacës që zgjati vetëm 10 minuta, për masën e sigurisë ku u vendos "Arrest me burg" nga gjykata e krimeve të Rënda. Admir (Jetmir) Çerpja u arrestua mbrëmjen e së premtes nga forcat speciale në Dibër, teksa blinte ushqime në një dyqan. Mësohet se ai nuk ka pranuar të mbrohet nga avokati i caktuar nga familja e tij, pasi ka pretenduar se ka një marrëveshje me prokurorinë. 

Autorët që në bashkëpunim me njëri-tjetrin arritën të grabisin shumën prej 3.2 milion dollarësh më datë 9 shkurt. Në pranga përfunduan edhe 5 persona të tjerë, disa prej të cilëve ishin punonjës të policisë private, të cilë shoqëronin makinën me para të një banke të nivelit të dytë. Paratë do të transferoheshin jashtë shtetit përmes aeroportit të Rinasit.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeveri teknike/ Zyrtari i lartë i PE zbarkon në Tiranë, takon Ramën, Metën dhe Bashën
Publikohet FOTOJA: Kush është 41 vjeçari nga Tirana i arrestuar sot për grabitjen në Rinas »
Article Logic
Execution time: 0.012993097305298
array(1) { ["section"]=> string(109) "koka-e-fundit-e-arrestuar-per-grabitjen-e-bujshme-ne-qafe-kashar-merr-statusin-e-deshmitarit-te-penduar-69410" }