Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

KOHE FUSHATE/ Po presim shiritat e aeroporteve të pandërtuar, por kemi vdekshmërinë më të lartë në rajon nga PANDEMIA (EDITORIAL NGA MONITOR)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1cd1ff38a319f042670401d28b768075

Jemi në kohë fushate. Si cdo periudhë parazgjedhore jemi mësuar të dëgjojmë premtime nga më të ndryshmet, të shohim shirita që priten, rrugë të mëdha që thuhet se do të ndërtohen, të dëgjojmë për rritje pagash e pensionesh, ulje taksash, zhvillim ekonomik, tërheqje investimesh të mëdha të huaja.

Me pak fjalë, ato që dëgjojmë se do të bëhen, na bëjnë që të duket që për pak kohë do të arrijmë parajsën, pas një “ferri” të deritanishëm, që nuk po arrijmë ti shpëtojmë prej tre dekadash.

Fushata dhe premtimet janë të njëjta, në mos janë shtuar, duke arritur deri në delir dhe kjo nuk habit më asnjë, por kohët janë të ndryshme. Vendi është zhytur në një krizë pandemie, të cilës nuk po I duket fundi. Spitalet janë në prag kolapsi dhe për fat të keq, vdekshmëria po rezulton deri tani më e larta në Europë. Të dhënat zyrtare tregojnë se fatalitetet në vend kanë shënuar një rritje mbi 25% që nuk është parë në asnjë shtet tjetër. Pas nesh renditen Maqedonia dhe Kosova me një rritje rreth 22%, duke qenë një tregues indirect se pandemia ka goditur shumë vendet me sisteme të dobëta shëndetësore.

Por, as kjo nuk ka më rëndësi dhe nuk është aspak në fokusin e fushatës. Pavarësisht fakteve, qeveria është e bindur se ajo e ka menaxhuar pandeminë më mirë edhe se Gjermania, apo edhe Italia. Imuniteti I tufës po vjen natyralisht dhe më shpejt, për shkak se qeveria nuk guxoi të merrte përsipër rrisk politik dhe ekonomik me mbyllje përpara zgjedhjeve.

Rëndësi për momentin kanë vetëm premtimet dhe sa më të mëdha, edhe pse buxheti I vendit është ndër më të vegjlit në Europë, I imponuar nga të ardhurat më të ulta (në 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruyto nga 35-40% që është mesatarja rajonale). Nuk kursehet edhe pse të ardhurat vijuan tendencën rënëse në janar, teksa ekonomia nuk po arrin  ti rikthehet normalitetit, duke mbetur e bllokuar nga pandemia.

Por kjo nuk e penngon si rrallëherë që shpenzimet kapitale të realizohen 142% që në janar, ndonëse për ironi, ato për rindërtimin pas tërmetit u zbatuan më pak se 1% e planit për të njëjtën periudhë, sipas të dhënave zyrtare nga financat.

Përpara premtimeve të mëdha, ato që duhen zgjidhur janë gjërat e vogla. Rrugët nacionale ekzistuese po dalin nga funksioni për shkak të dëmimeve nga dimri me shi dhe mosmirëmbajtjes, (duke u bërë problem për turizmin që është në prag dhe më I brishtë se kurrë për shkak të pandemisë). Por, as ato nuk kanë se c’na duhen, pasi projekte të mëdha na presin përpara. Fundja me kaq aeroporte sa premtohet që do të ndërtohen, nuk do na hyjnë në punë rrugët fare! (megjithëse pothuajse nuk përmendet që edhe nëse ndërtohen, këto aeroporte, përvec atij që pritet në Sarandë, e kanë trafikun të garantuar nga shteti, pra nga paratë e taksapaguesve).

Kur për tetë vjet nuk u arrit të përfundohej asnjë project I madh infrastrukturor rrugor, tashmë duket më e thjeshtë që cdo qytet të lidhet me aeroportet. Sic pranoi dhe vetë kryeministri, mandatin e tretë e dua për ju?!

Përtej ironisë, ajo që I duhet vendit është një menaxhim i përgjegjshëm i parave të taksapaguesve dhe transparencë për mënyrën sesi janë shpenzuar ato deri tani. Nuk mund të mohohet se cdo qeveri që ka ardhur në pushtet ka punuar dhe do të lërë gjera nga pas, por ajo që na duhet të dimë është:

–              Me sa eficensë janë shpenzuar këto para, cfarë mund të ishte bërë më mirë me to, sa është reduktuar rryshfeti e korrupsioni?

–              Sa të drejta kanë qenë prioritetet e investimeve dhe sa e kanë nxitur ato zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë, zinxhirin e vlerës, kokurrueshmërinë e vendit;

–              Sa e kanë ulur varfërinë, sa e kanë reduktuar pabarazinë, sa u janë kthyer mbrapsht qytetarëve në shërbime më të mira;

–              A mund të ishte menaxhuar më mirë pandemia dhe pse nuk u alokuan më shumë fonde për të përmirësuar sistemin shëndetësor (fondet e parashikuara ranë në 2020) dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Në të njëjtën linjë, ajo që na duhet të dimë për të ardhmen, nuk është se kush do të fluturojë më shumë, por sesi do të arrijë të mirëqeveriset vendi në mënyrë që të përmirësohen të ardhurat dhe jetesa e gjithsecilit. Ndryshimi fillon nga gjërat e vogla, të mëdhatë pakkush beson sedo të arrijnë tëbëhen ndonjëherë.

(Editorial marrë nga revista MONITOR)

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img