Hapësire reklamuese

Showbiz

Kohë e pamjaftueshme për kafshën tuaj shtëpiake? Droni me GPS i jep zgjidhje situatës

Shkruar nga Newsbomb

Nëse i doni shume kafshët por nuk keni mjaftueshëm kohë për tu marrë me to, avancimi i teknologjisë sjell një zgjidhje që të zgjidh punë.

Një dron është dizenjuar për të nxjerrë shëtitje qenin tuaj, i cili është i pajisur me GPS duke programuar rrugën që do të ndjekë.

"Droni Direkt" është automatizuar në mënyrë të tillë që të lejojë pronarëve të kafshëve shtëpiake t’i shëtisin ato të lirë pa qenë nevoja e prezencës së tyre. Pajisja përdor GPS për të ndjekur rrugën e programuar nga vetë pronari. Ky dron kushton 2600 dollarë.

Pronarët mund të vendosnin destinacionin e shëtitjes së qenit të tyre përmes smartphonit dhe më pas mund të qëndrojnë të ulur në një stol teksa shikojnë qenin të shëtisë. Megjithatë pavarësisht kësaj shpikje të çuditshme, mund të shfaqen dhe probleme. Qentë me shumë gjasa mund të kenë frikë prej dronit dhe ta sulmojnë atë. Gjithashtu droni nuk është në gjendje të kuptojë 100 % se kur qeni ndalon dhe ka shumë mundësi që ta tërheq zvarrë atë pa dëshirë. Rrezikohet gjithashtu që droni ose qeni të përplaset me pengesat e rrugës dhe njerëzit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu