Tirana
moderate rain
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
60 %
1kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
25 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
22 °
E martë, 27 Shtator, 2022

“Koha për të ngritur zërin”, Lulzim Basha publikon fotot e Fierit: Skemë kriminale, po helmohen familje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha reagon për katastrofën mjedisore në Fier, ku prej katër ditësh qyteti është mbuluar nga një re tymi, për shkak të djegies së një vendgrumbullimi mbetjesh. Basha thotë se tani është koha që qytetarët të ngrenë zërin.

“Demokracia vdes në heshtje. Koha për të ngritur zërin! Për veten tuaj, për fëmijët dhe shëndetin e familjeve tuaja. Për taksat tuaja të vjedhura dhe të drejtat tuaja të dhunuara!”, shkruan ai ndër të tjera dhe ndan fotot e mëposhtme.

Shënimi i Lulzim Bashës:

Shikojini këto imazhe të tmerrshme. Dita e katërt e katastrofës mjedisore në Fier. E njëjta skemë kriminale si në Durrës e Kavajë. Digjen plehrat, helmohen familjet, vetëm që të justifikojnë më pas pagesa të majme inceneratorëve me aksionerë mafian dhe qeveritarët e korruptuar.

Kështu e do regjimi Shqipërinë: pa të drejta, pa liri, pa të vërteta. Prandaj shkel ligjet, pasurohet duke vrarë shëndetin dhe ekonominë, grabit buxhetin e shqiptarëve, shantazhon dhe blen drejtësinë dhe median. Askush nuk mund të pretendojë se nuk e sheh dhe nuk e kupton.

Demokracia vdes në heshtje. Koha për të ngritur zërin! Për veten tuaj, për fëmijët dhe shëndetin e familjeve tuaja. Për taksat tuaja të vjedhura dhe të drejtat tuaja të dhunuara!

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img