Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Koha për reformë zgjedhore’, Fatmir Xhafaj flet pas zgjedhjeve të 30 Qershorit: Sherrxhinjtë ishin te gardhi…

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka falenderuar të gjithë ata që votuan për PS në 30 Qershor.

Përmes një statusi në Twitter, Xhafaj shprehet se pavarësiht situatës politike të vështirë, ia dolën të organizojnë dhe administrojnë zgjedhjet.

Xhafaj shpreh mirënjohjen për votuesit, duke filluar nga artistët e mëdhenj, Reshat arbana dhe Robert Ndrenika e duke vazhduar tek qytetarët e thjeshtë.

‘Zgjedhësit e Njësisë 10 në Tiranë më 30 Qershor e shprehën vullnetin e tyre për Kryebashkiakun Erion Veliaj. Qartësisht e mbështetën edhe për një mandat tjetër në krye të punëve për Tiranën.

Vullnetin për rrugën Evropiane të vendit, për stabilitetin, për lirinë e votës dhe përfaqësimit, për kushtetueshmërinë. Ndjehem mirë që ju dhamë mundësinë të votojnë dhe të përfaqësohen, në respekt të kushtetutës dhe të ligjit.

Situata politike e vështirë, por ja dolëm të organizojmë dhe të administrojmë normalisht këto zgjedhje. Standardet dhe zbatimi i ligjit mbi gjithçka. Sherrxhinjtë ishin te gardhi si ‘protestues/vëzhgues rruge’. Koha për reformë zgjedhore! Faleminderit të gjithë atyre që hodhën votën më 30 Qershor. Nga nderi dhe krenaria e njësisë sonë, artistët e mëdhenj, Reshat Arbana dhe Robert Ndrenika, e deri te qytetari i thjeshtë e sidomos, ata dhjetëra të rinj e të reja që votuan për herë të parë! Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ekipin që punuam së bashku. Të deleguarit, kandidatët e këshillit, drejtuesit e psocialiste të zonës, patronazhistët dhe komisionerët e kushdo tjetër që na u bashkua në këtë proces’, shkruan Xhafaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll