Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Koha nuk pret’, ish-ministri bën thirrje: Të luftojmë keq-ushqyerjen, premisa e shpërthimit të virozave

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti duke iu referuar situatës së koronavirusit në vend ka shkruar se koha nuk pret.

Përmes një postimi në rrjete sociale Panariti ka bërë thirrje që të shpërndahet një paketë bonusi ushqimor për të moshuarit dhe familjet me ndihmë sociale.

“Për të luftuar keq ushqyerjen si bazë e thyerjes së imunitetit dhe premisë e shpërthimit të virozave te njerëzit tanë.

Të ushqejmë sa më plotë dhe mirë, grupet më kritike dhe më të pamundur të popullit tonë.

Të paktën dhjetë mijë lekë te rinj në muaj, për një paketë ushqimore të balancuar energjitike, proteinike dhe vitaminike...”, shkruan Panariti ndër të tjera..

Postimi i Panaritit:

Koha nuk pret!

Te miratohet dhe shpërndahet një pakete bonusi ushqimor per te moshuarit dhe familjet me ndihme sociale.

Menjehere qe tani dhe gjithë vitin ne vazhdim.!

Per te luftuar keq ushqyerjen si baze e thyerjes se imunitetit dhe premise e shperthimit te virozave te njerezit tane.

Te ushqejmë sa më plotë dhe mire, grupet me kritike dhe me te pamundur te popullit tone .

Te pakten dhjete mije lekë te rinj ne muaj , per nje pakete ushqimore te balancuar energjitike, proteinike dhe vitaminike..

Amerika, kete e ben edhe ne kohe normale, per familjet me te ardhura të pakta. Per kete ajo ka sistemin federal të food stamps (tallon ushqimor) te miratuar nga departamenti i Bujqesise.

Ne ta fillojmë te pakten ne situate të jashtëzakonshme.

Nuk mbrohemi nga virozat, vetem me izolim,karantinë e shtetrethim por edhe me perforcim!

Ushqimi i balancuar eshte perforcimi! Eshte barrikade ndaj semundjeve!

Paketen ushqimore ta ndertojne nutricionistet dhe ta zbatoje pushteti lokal, i cili i ka listat e familjeve ne asistencë dhe të moshuarve.

Ministria e Bujqësisë, te heqe kufirin e poshtem te subvencionit per numer krere te blegtorisë..

Te mos perjashtohet askush nga mbeshtetja, as ai qe ka pese apo dhjete lope apo dele e dhi.

Te hiqen TVSH per prodhimin bujqesor vendas deri ne fund te ketij viti! Pa hezitim!

Koha eshte tani!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu