Hapësire reklamuese

Politikë

Kodi Zgjedhor, Spiropali: Do rrëzojmë dekretin sepse jemi në një situatë të ngutshme

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një intervistë për "Pasdite me Xhaxhiun" ka folur për Kodin Zgjedhor, që presidenti Ilir Meta e çoi në ‘Venecia’.

Spiropali është shprehur se nesër Kodi Zgjedhor do të votohet në parlament, pasi nuk ka kohë për të humbur, pasi jemi vetëm 6 muaj para zgjedhjeve.

Ndër të tjera ministrja është shprehur se Meta e ka kthyer dekretin pa asnjë arsye të ligjshme.

“Do rrëzojmë deketin. Do shkojmë në një zgjedhje me një Kod Zgjedhor më të mirë. Do kemi një KQZ krejt tjetër dhe qytetarët do të kenë të drejtën të votojnë me votën e tyre preferenciale. Zgjdhjet janë në 25 prill, jemi shumë pranë dhe Komisioni i Venecias e dhe mandimin e saj, kur tha se opinionin e tyre do ta japin në dhjetor. Ne jemi në një situatë të ngutshme. Asnjë sitem zgjedhor nuk mund të jap fitoren pa votë. Nëse kërkesa është që pakica të bëhet shumëcië prej kodit më vjen keq,” tha Spiropali.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll