Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Kodi Zgjedhor në Venecia, Komisioni Europian: Vendimi u takon palëve në Shqipëri, presim që t’i merrni në konsideratë udhëzimet

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zëdhënësja e KE-së Ana Pisonero, ka folur për dërgimin e ndyshimeve në Kodin Zgjedhor në Venecia, ku ka thënë se vendimi i takon palëve në Shqipëri.

“Ju keni parë Twitter-at që komisioneri Varhelyi publikoi dje dhe sot në mëngjes. Vendimi për t’ia lënë për shqyrtim Komisionit të Venecias dispozitat e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit të aprovuara nga Parlamenti i përket autoriteve shqiptare.

Bashkimi Europian beson se Komisioni i Venecias do t’u ofrojë palëve këshilla të shpejta lidhur me zbatimin e ndryshimeve Kushtetuese të aprovuara nga Parlamenti në 30 korrik. Ne presim që palët të marrin në konsideratë udhëzimet e Komisionit të Venecias”, ka thënë Pisonero.

Kujtojmë se, dje Presidenti Ilir Meta deklaroi se i kishte dërguar Komisionit të Venecias draftin me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Menjëherë erdhi reagimi i Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili tha se të gjitha palët duhet të prisnin tashmë Venecian për të shmangur votimin e njëanshëm të ndryshimeve.

Mirëpo, kryeministri Rama në reagimin e tij i bëri të qartë Metës dhe vetë komisionerit se opinioni i Venecias është i mirëpritur, por sipas tij koha deri në zgjedhje nuk priste.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img