Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kodër Kamza me një kopsht të ri, kushte moderne për të vegjlit

Shkruar nga Newsbomb

Paralelisht me shkollën “Nënë Tereza”, zonës së Kodër-Kamzës po i shtohet edhe një kopsht krejt i ri e modern.

Bashkia e Tiranës po i jep dorën e fundit punimeve që gjithçka të jetë gati për kopshtin e ri në këtë zonë i cili është ndërtuar nga e para. Bashkia ka ndërtuar mbi rrënojat e godinës së vjetër dhe të sipërfaqes e cila ishte zënë më parë nga ndërtimet pa leje objektin e ri i cili përmbush të gjitha standardet për rritjen e të vegjëlve.

Nëse më parë godina ishte një katëshe dhe tërësisht e mbuluar nga lagështia, ajo ka marrë një pamje krejt tjetër. Sikurse shihni edhe nga këto foto, godina  ka hapësira shtesë duke rritur kapacitetin e saj, sistem të ngrohjes qendrore, nyje sanitare të reja, mur rrethues të rindërtuar nga e para etj.

Rindërtimi i kopshtit në Kodër Kamëz, është një premtim i mbajtur nga kryebashkiaku Veliaj, që do të ulë ngarkesën në kopshtet e tjera të zonës, si dhe do të rrisë cilësinë e shërbimit dhe edukimit për fëmijët që i frekuentojnë ato!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll