Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Koço Kokëdhima jep alarmin: Kjo ditë e zezë për Shqipërinë nuk erdhi rastësisht…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7289d8ba2bf91c53b8881f1b559197a3

Kreu i lëvizjes “Zgjidhja” Koço Kokëdhima reagon pas publikimit të shifrave të INSTAT, ku rezulton se për herë të parë në vendin tonë shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Kokëdhima bën fajtor aktorët politikë në 30 vitet e fundit, duke thënë se kanë përzënë shqiptarët e ndershëm dhe e kanë bërë vendin të pasigurtë për të jetuar.

“Shqipëria po katandiset ashtu siç paralajmërova me trishtim vite më parë: një vend me pleq dhe me fëmijë pa prindër, pa shpresë dhe pa të ardhme, sepse është e kapur, një ferr për njerëzit e ndershëm dhe parajsë e elitës së korruptuar”, thotë ndër të tjera Kokëdhima.

Reagimi i plotë:

Për herë të parë në historinë e vendit, vdekjet i tejkaluan lindjet me rreth 400 persona, duke shënuar nivelin më të ulët të shtesës natyrore të popullsisë, prej gati një shekulli, sipas të dhënave të INSTAT.

Kjo ditë e zezë për Shqipërinë nuk erdhi papritur, por është vepër e aktorëve politikë të tranzicionit cfilitës të 30 viteve të fundit, që përzunë shqiptarët e ndershëm dhe e bënë të pasigurtë jetën për ata që mbeten. Askush nuk do që të ketë dhe të rritë fëmijët në një vend pa të ardhme dhe shpëtimi për familjen e karrierën mbetet vetëm largimi.

Shqipëria po katandiset ashtu siç paralajmërova me trishtim vite më parë: një vend me pleq dhe me fëmijë pa prindër, pa shpresë dhe pa të ardhme, sepse është e kapur, një ferr për njerëzit e ndershëm dhe parajsë e elitës së korruptuar.

Ka vetëm një zgjidhje: Duhet të ikë elita e korruptuar politike, që të rrinë shqiptarët dhe të shpëtojë Shqipëria.

Më shumë

spot_img
spot_img