Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
65 %
0.6kmh
0 %
Mar
16 °
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Koço Kokëdhima e fton në zyrë, ja si i shkon protestuesi pikant

spot_img

Lajme të ngjashëm

e0b8f4fbd5735065040f0da8b663e55d

Një protestues i veçantë, i quajtur Dilaver Nela ka rënë në sy gjatë gjithë këtyre javëve protesta për mesazhet ndryshe që përcjell.

Ai është shndërruar në një figurë të pëlqyer në rrjetet sociale dhe nisur nga kjo, kreu i Zgjidhjes, Koço Kokëdhima, i cili ka shpallur kandidaturën për bashkinë e Tiranës, ka menduar ta ftojë për një takim në zyrë.

Por protestuesi nuk ka lënë pa marrë me vete ‘armët’ e tij.

‘Sot pata kënaqësinë të kisha në zyrën time një mik të veçantë. Dilaver Nela, protestuesi kundër pushtetit të partive-tepsi, erdhi bashkë me ‘armët’ e protestës së tij kundër partive të vjetra që e kanë kapur për fyti Shqipërinë. Ai është një burrë i lexuar që lufton për ta çliruar Shqipërinë nga kryetarët e partive. E falënderova Dilaverin që me protestën e tij të veçantë, jo vetëm ka kuptuar thelbin e gjendjes ku ndodhet sot vendi, por edhe zgjidhjen. ‘Armët’ e protestës së tij janë një mënyrë fantastike për t’i zgjuar njerëzit dhe për t’i bërë të kuptojnë të vërtetat e thjeshta të vendit dhe të popullit të tyre. Dilaveri më tregoi se për të nxjerrë jetesën bën dhe shet punime artizanale druri’, shkruan Kokëdhima.

Ndërkohë disa komentues i kanë kërkuar Kokëdhimës mos e përdorë për politikë por ta ndihmojë këtë zotëri.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img