Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Koalicioni për ç’rrënjosjen e ISIS, Xhaçka: Lufta kundër ekstremizmit është prioriteti i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global në luftën kundër ISIS, i cili u mbajt sot në Romë.

Në fjalën e saj, Xhaçka rikonfirmoi mbështetjen dhe angazhimin e Shqipërisë në rindërtimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Vendi ynë e ka luftën ekstremizmit të dhunshëm një ndër prioritetet tona gjatë anëtarësisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023”, tha ministrja Xhaçka.

Sipas saj ky takim dëshmon angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër ISIS, deri në ç’rrënjosjen e tij.

“Me ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të Koalicionit Global në luftën kundër ISIS, bashkë-organizuar nga Ministria e Jashtme e Italisë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Ky takim dëshmon angazhimin tonë në luftën kundër Daesh/ISIS deri në çrrënjosjen e saj. Sigurova se Shqipëria, edhe si anëtare e Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme do të vazhdojë të ketë kontributin e saj në Koalicionin Global për hir të paqes,sigurisë dhe stabilitetit”, shkruan Xhaçka krahas fotove që shpërndan në Facebook.

Më shumë

spot_img
spot_img