Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Koalicioni ishtë një dështim”, Nard Ndoka pendohet për marrëveshjen me PD: Fajësoj veten që i besova verbërisht Bashës, ai u fokusua të kompania që e këshillonte

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili nuk arriti të merrte mandatin e deputetit, ditën e sotme u shpreh se është penduar për koalicionin me Partinë Demokratike.

Ndoka tha në “Top Talk” se koalicioni i Partisë Demokratike ishte një dështim, pasi Lulzim Basha u fokusua më tepër te kompania që e këshillonte se sa te aleatët e tij.

“Unë jam përpjekur në mënyrë maksimale të bëj fushatë për opozitën. Por, ka pasur dhe një problem. Koalicioni nuk ka qenë funksional. Basha u foksusua më tepër te kompania që e këshillonte se sa të takohej te aleatët”, tha Ndoka.

I pyetur nëse fajëson më shumë veten apo Bashën, kryedemokristiani u shpreh se fajëson veten që besoi verbërisht te kryetari i PD-së.

“Faji fillon nga vetja. Fajësoj veten që besova verbërisht te Basha. Shifrat dhe kompania që kishte Basha rreth vetes e kaloi lidershipin. Ajo kompani që e këshillonte, nuk e di realitetin shqiptar, atë e dimë ne. Sondazhet e nxirrnin mbi 78 mandate. Ne kishim realitet tjetër, që Basha po ecte në fushë të gabuar”, u shpreh Nard Ndoka.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img