Hapësire reklamuese

Politikë

Koalicioni Berisha-LSI, reagon PD dhe sulmon kandidatin e Dibrës: Simbol i korrupsionit , gruaja e tij prokurore mori në mbrojtje bandën e Ramës

Shkruar nga Newsbomb
Koalicioni Berisha-LSI, reagon PD dhe sulmon kandidatin e Dibrës: Simbol i

Partia Demokratike ka reaguar pasi u bë publike koalicioni mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe LSI, që do të garojnë në 6 mars në logon “Shtëpia e Lirisë”.

PD thotë se Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama dhe që simbolizojnë politikën e vjetër dhe korrupsionin.

PD gjithashtu sulmon dhe kandidatin e Dibrës së Berishës, Premtim Kryemadhi duke thënë se bashkëshortja e tij prokurore, Belina Zeneli mori në mbrojtje bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar Dosjen "184" të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Më në fund Sali Berisha zyrtarizoi vetëm partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri:

Korrupsionin;

Politikën e vjetër;

Lajmet e rreme dhe disinformimin.

Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar Dosjen "184" të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.

Premtim Kryemadhi mund të jetë kushëriri i Monika Kryemadhit, mund të jetë edhe bashkëshorti i prokurores që mbrojti dhe shpëtoi nga burgu Edi Ramën dhe bandën e tij, por me PD dhe demokratët nuk ka asnjë lidhje.

Kandidimi i tij shpjegon më së miri edhe komunikimin privat të Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës. Kandidatin e koalicionit “Non-Grata” e kanë zgjedhur bashkërisht. Ulsi Manja, nëse bashkëshortja e kandidatit të Flamur Nokës në Dibër do të zbatonte ligjin dhe do hetonte Dosjen "184", do ishte në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Partia e vjetër Meta-Berisha-Rama ka 2 qëllime:

1. Të dëmtojë PD dhe demokratët;

2. Të bëhet strehë mbrojtëse për Metën dhe Berishën.

Ajo është streha për Ilirin dhe Saliun.

Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën!

Zgjedh Berishën dhe Metën dhe mban Ramën!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu