Tirana
few clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
40 %
4.1kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Koalicionet/Rama takon Topin: S’ju shmangëm dot kundërvendosjes politike. Topi: Mbetemi parti e djathtë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Rama është ka zhvilluar një takim me kreun e FRD Bamir Topin  i cili u shpreh dje gjatë një konference për shtyp, se ishte i gatshëm të pranonte ftesën e Ramës për të negociuar mbi koalicionin parazgjedhor. Pas takimit kryeministri Rama deh kreu i FRD thanë për mediat se janë të hapur për koalicion dhe se takime të tjera do të vijojnë në ditët e ardhshme në kuadër të negociatave për koalicion. 

“Ka qenë një bisedë e hapur, e drejtpërdrejtë, nuk kemi mundur të shmangeshim nga kundërvendosja që kemi në rrafshin e politikës së ditës por kemi evidentuar pika dhe shqetësime të përbashkëta në rrafshin e reformave shtetformuese, në drejtësi apo edhe në  reformën territoriale. Sido që të përfundojë ky është një shembull pozitiv për politikën dhe shoqërinë shqiptare “, u shpreh Rama pas përfundimit të takimit. Nga ana tjetë Topi theksoi se FRD është një parti e qendrës së djathtë e cila do vazhdojë të mbetet e tillë në politikën shqiptare.

“Dua ta them pa asnjë lloj hezitimi se FRD është një parti e qendrës së djathtë dhe në politikën shqiptare mbetet në këtë spektër. Kemi pasur një pozicionim objektiv, gjërat që kanë shkuar mirë nga qeveria i kemi përshëndetur, si dhe kemi kritikuar gjërat që nuk janë bërë mirë. Administrimi vendor ka qenë problematik, qytetet janë bërë të papërdorshëm në terma figurativë. Ja  Tirana . Mjafton të shikoni shtëpitë sociale , akset kryesore të Tiranës mbesin pa u ndërtuar, rrugët janë katastrofë se ka konflikt politik”, u shpreh Topi..

I pyetur nga gazetarët nëse ky takim kishte vendosur gjithçka dhe  FRD kishte hyrë në koalicion me PS, Topi tha: “Jo, absolutisht jo. Ky është  vetëm hapi i parë, takime të tjera do vijojnë. Ky takim nuk u mbyll, ka një predispozicion nga të dyja palët për të diskutuar çështje parimore. Jemi një parti serioze që kërkon të mbizotërojë çështja parimore. Duhet të realizojmë një politikë ndryshe”.

Kështu, të dy krerët e partive e kanë lënë të hapur mundësinë e koalicionit por pa konfirmuar zyrtarisht ende asgjë.

 

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img