Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Koalicionet parazgjedhore, Haradinaj: Veseli tha se po flas me SHBA-në si me Serbinë, nuk bëhem më kurrë me PDK-në

Lajme të ngjashëm

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin Pressing në T7, deklaroi se në koalicionin qeverisës PANA (PDK, AAK, NISMA, AKR), ai ka patur një përvojë të keqe bashkëpunimi me PDK-në.

Kryeministri Haradinaj tha se nuk e ka njoftuar kreu e PDK-së, Kadri Veselin për dorëheqjen e tij për shkak të thirrjes nga Gjykata Speciale, pasi Veseli nuk i kishte lënë hapësirë për të diskutuar për tema të ndjeshme të Kosovës.

‘Çka të paralajmërojë një njeri që në Washington ka thënë se Haradinaj po flet me Amerikën si me Serbinë. Nuk më la hapësirë që të flasë për tema të tilla’, tha Haradinaj.

Haradinaj theksoi se PDK e ka penguar për temat më të rëndësishme kombëtare dhe se AAK nuk do të bashkëpunojë më asnjëherë me PDK-në.

Më shumë