Tirana
scattered clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
59 %
2kmh
40 %
Mër
19 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
19 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Koalicion me PS? Basha i prerë: Nuk mund të ketë bashkëqeverisje me Ramën dhe shërbëtorët e tij

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha mesditën e kësaj të premte është pritur në Ndroq nga dhjetëra qytetarë të cilët i kanë uruar mirëseardhje me brohoritjet ‘Basha-Basha’ ‘Rama ik”.

Gjatë fjalës së tij kreu i PD tha se bashëqeverisja me kryeministrin Edi Rama është e pamundur duke i dhënë fund aludimeve mbi një koalicion paszgjedhor PD-PS.

Basha gjithashtu u bëri thirrje të gjithë socialistëve të ndershëm që më 25 Prill të votojnë për ndryshimin dhe këtë ndryshim mund t’ja u ofrojë vetëm Partia Demokratike.

“Ky është vendi ynë i shqiptarëve që duan Shqipërinë në Bashkimin Europian. Ne jemi një familje një popull një komb. Sot kam një thirrje për socialistët e ndershëm për mbështetësit e partisë socialiste në vitet e kaluara të cilët i takoj ditë për ditë tek vijnë dhe bashkohen me ndryshimin por edhe ata të cilët në zemrat e tyre e dinë që nuk mund të vazhdohet më kshu.

Ju keni vuajtur njësoj si të gjithë të njëjtat sfida dhe të njëjta probleme keni të njëjtat shrpesa dhe të njëjtat dëshira për veten tuaj dhe familjet tuaja prandaj ju ftoj që të bashkoheni me marshimin tonë drejt ndryshimit. Ndryshimit të vërtetë që do të bëjë të mundur një zgjim ekonomik për cdo familje shqiptare një ekonomi të fortë, vende pune, uljen e kostos së jetesës. Çdo shqiptar do të ndjejë ndryshimet e ndryshimit të vërtetë.  Tetë vite me rradhë Edi Rama dështoi në cdo fushë. Shikoni fshatrat është sikur nuk kemi patur qeveri fare. Tani që e ka kuptuar se shumica dërmuese e shqiptarëve duan ndryshim tani do që të bëjë pjesë me alenancën për ndryshim që do ta bëjmë të gjithë së bashku.  Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. Nuk mund të ketë bashkëqeverisje me Ramën dhe shërbëtorët e tij. Nuk mund të ketë bashkëqeverisje me atë që dështoi për tetë vite dhe kërkon dhe katër vite të tjera, kjo nuk ka për të ndodhur”, tha Basha.

Në përfundim të fjalës së tij Basha shtoi se dhe nëntë ditë na ndajnë nga ndryshimi i Shqipërisë dhe se fati i të gjithë shqiptarëve është në duart e vetë qytetarëve.

spot_img

Më shumë

spot_img