Hapësire reklamuese

Aktualitet

KMSH zgjedh sot kryetarin, besimtarët në protestë për largimin e gylenistëve

Shkruar nga Newsbomb
KMSH zgjedh sot kryetarin, besimtarët në protestë për

Teksa sot pritet të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, një grup besimtarësh janë mbedhur për të protestuar para medresesë së Tiranës.

Me pankarta në duar, ata akuzojnë Komunitetin Mysliman të Shqipërisë së është influnecuar nga organizata  FETO, e Fet’hullah Gylenit. Protestuesit kërkojnë medoemos largiminin e gylenistëve nga KMSH-ja.

“Të largohen gylenistët nga pushtimi i KMSH-së”, “FETO Leave Albanian Islam Alone”, “Legjitimitet për KMSH-në”, “Gylenistë ne nuk iu duam”, shkruhet në disa prej pankartave.

Këto tensione janë thelluar më tej nga kërkesat e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama për pastrimin e KMSH nga prania e organizatës së quajtur "FETO", e cila është akuzuar për veprimtari terroriste.

Njjë prej pikave të pengesës për inagurimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, e financuar nga Turqia, është pikërisht kjo situatë e tensionuar. Erdogan ka bërë të qartë se qëndrimi i tij është se nuk do të lejojë asnjë lidhje me organizatën e Fetullah Gylenit, dhe kjo ka ndikuar në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë, duke bërë që xhamia të mbetet pa inaguruar derisa të zgjidhet ky çështje.

Tre kandidatë që janë duke garuar për të fituar këtë post janë: Bujar Spahiu, aktualisht në detyrë, Eduard Shefki, administrator i myftinisë së Durrësit, dhe Emirjon Vathaj, myftiu i Breatit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese