Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

KMSH liron nga detyra Ylli Gurrën, ja kush do jetë myftiu i ri i Tiranës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

256d58b0a0fa34bfa932a1247dad06c6

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka liruar nga detyra myftiun e Tiranës, Ylli Gurrën.

Mësohet se në vend të tij është emëruar Lauren Luli. Ndërkohë, Gurra do të marrë një tjetër post, atë të këshilltarit të kryetarit të KMSH.

Pak muaj më parë Bujar Spahiu u zgjodh Kryetari i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me një mandat 5-vjeçar. Spahiu zëvendësoi në këtë post Skënder Bruçajn.

Ndërkohë 4 muaj më parë, kur u zgjodhe kreu i KMSH, Gurra ngriti akuza se votimet u manipuluan nga organizma okultë dhe ai nuk dëshironte të bëhej ushtar i askujt.

“Unë nuk jam ushtar i askujt, as majtas, djathtas, në Anadoll e gjetkë. Sot ne kemi një organizëm okult, ata që i kanë imponuar KMSH-së mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, por edhe katapultimin e titullarit”, tha Gurra.

Njoftimi i KMSH:

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu zhvilloi një takim në selinë e Komunitetit Mysliman me imamët e xhamive të Tiranës, ku prezantoi myftiun e ri të Tiranës, z. Lauren Luli.

Gjatë takimit kreu i KMSH-së vuri theksin në dhënien e një impulsi të ri institucionit të myftinisë. Gjithashtu z. Spahiu vlerësoi punën dhe kontributet e deritanishme në këtë myftini.

Myftiu i ri i Tiranës, z. Lauren Luli është teolog. Ai ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Islame në Bursa të Turqisë dhe më pas masterin shkencor në Shkencat e Hadithit në KU Bedër, Tiranë. Ai ka ushtruar detyrën e tij si imam dhe myfti si dhe prej dy vitesh mbante postin e nënkryetarit të KMSH-së.

Imamët e Myftinisë së Tiranës mirëpritën emërimin e z. Luli në këtë detyrë si edhe shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe çuar përpara shërbimin fetar në kryeqytetin e vendit.

Ish Myftiu i Tiranës z. Gurra tashmë mban postin e Këshilltarit të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img