Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

KMSH-ja u përgjigjet akuzave për lidhje me FETO-n: Jemi shqiptarë! Te inagurimi i Xhamisë së Et'hem Beut s'na ftuan

Shkruar nga Newsbomb
KMSH-ja u përgjigjet akuzave për lidhje me FETO-n: Jemi

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagon për herë të parë për akuzat se ata janë të lidhur me FETO-n apo lëvizjen e gylenistëve. Asnjë imam shqiptar nuk ishte i pranishëm dy ditë më parë gjatë inagurimit të Xhamisë së Et'hem Beut në Tiranë, edhe pse ky objekt kulti është në pronësi të tyre.

Newsbomb.al raportoi se më kërkesë të presidentit Erdogan asnjë përfaqësues i KMSH nuk ka marrë pjesë sepse i konsideron ata të lidhur me FETON-n apo Lëvizjen GYLEN. Kjo lëvizje drejtohet nga kundërshtari i tij Fethullah Gülen.

Sipas KMSH, ata nuk kanë asnjë lidhje me këtë lëvizje, dhe theksuan se nuk morën pjesë në inagurim sepse nuk pati ftesë nga organizatorët. E gjithë ceremonia ishte organizuar nga pala turke dhe kjo tregon dhe një herë se imamët shqiptarë dhe përfaqësues të KMSH janë shmangur qëllimisht nga ky event.

"Nuk ka asgjë për t'u aluduar në lidhje me mungesën tonë në përurimin e xhamisë së Et'hem Beut. Nuk kemi qenë të pranishëm pasi nuk kishim një ftesë zyrtare nga organizatorët e eventit", kanë thënë nga KMSH-ja për Panoramën.

Për akuzat për lidhje me Gylenin, ata shprehen "Nuk kemi lidhje me FETO-n. Jemi shqiptarë, kreu i KMSH është shqiptar."

Imamët janë të ndarë mes atyre që mbështesin qëndrimin e Erdogan dhe atyre që janë pranë KMSH-së. Nëse të parët do të shkonin në ceremoni, atëherë do të përjashtoheshin menjëherë nga Komuniteti i drejtuar nga Bujar Spahiu, kurse të dytët edhe pse kanë pasur dëshirë, me kërkesë të Erdogan nuk mund të merrnin pjesë në ceremoni.

Për këto zhvillime, dje krerët e Komunitetit Mysliman kanë bërë disa takime me drejtues të xhamive të Tiranës dhe myftinive kryesore në rrethe. Tema ka qenë e qartë, mbajtja e një qëndrimi zyrtar nga ana e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë mbi deklaratat e presidentit turk.

Megjithatë, përfaqësues të KMSH i kanë thënë gazetës se deri tani nuk kanë një qëndrim. "Nuk kemi asnjë qëndrim momentalisht. Nuk e shohim të arsyeshme për momentin", kanë thënë përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman, shkruan newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed