Hapësire reklamuese

Aktualitet

KLSH paraqet raportin e vitit 2020, Arben Shehu: Shkeljet e institucionet i shkaktuan shtetit 2.2 mld lekë dëm ekonomik

Shkruar nga Newsbomb
KLSH paraqet raportin e vitit 2020, Arben Shehu: Shkeljet e institucionet i

Kreu i KLSH-së, Arben Shehu ka raportuar në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë sot punën 1-vjeçare të institucionit që ai drejton.

Ai tha se edhe pse një vit i vështirë për shkak të pandemisë, KLSH ka bërë gjatë 2020, 143 auditime, nga të cilat janë vlerësuar 91 subjekte përfshirë, institucione qendrore, ministri dhe agjenci, bashki etj.

Ndër të tjera, kreu i KLSH-së tha se shkeljet me pasojë dëm ekonomik llogaritet të jenë afërsisht 2.2 miliardë lekë

"Kontrolli i Lartë i Shtetit, në cilësinë e institucionit më të lartë të auditimit të jashtëm publik, për vitin 2020 kishte planifikuar gjithsej 143 auditime, ku kanë përfshirë vlerësimin e aktivitetit në 91 subjekte. Ato kanë përfshirë, institucione qendrore, ministri dhe agjenci (përfshirë drejtori qendrore dhe rajonale në varësi të tyre), njësi të vetëqeverisjes vendore (qarqe, bashki), drejtori të përgjithshme të administrimit fiskal, etj. Nga këto 14 auditime në institucionet e qeverisjes qendrore, 18 në institucione të vetëqeverisjes vendore dhe njësi të tjera në nivel vendor, 10 autidime në institucione të tjera financiare etj. Rezultatet e punës audituese të vitit 2020 kanë pasur objektiv edhe identifikimin e shkeljeve dhe raportimin e tyre në bazë të klasifikimit si dëm ekonomik dhe si parregullsi/paligjshmëri me efekte negative në financat publike nga subjekteve nën auditim ku parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik, llogarisim një total rreth 2.2 miliardë lekë, ose rreth 1.7 milionë euro. Me efekte negative, shkeljet e disiplinës financiare në shumë 89.5 miliardë lekë,”- tha Shehu.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll