Tirana
few clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
20 %
Mar
3 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

KLSH kërkon largimin e Drejtorit të Burgjeve Agim Ismajli: Ka dhënë 3 tendera në shkelje të ligjit, mbi 100 milionë lekë të reja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar largimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismajlit, pas akuzave për keqmenaxhimin e buxhetit.

Ky i fundit dyshohet se keqmenaxhoi buxhetin dhe sipas këtij raporti të KLSH rezulton se kreu shkelje në fushën e prokurimeve publike, duke abuzuar me tenderat.

Në këtë raport kërkohet vlerësimi i shkeljeve të konstatuara nga Ministria e Drejtësisë si institucion epror, si dhe të vendosë marrjen e masave disiplinore “vërejtje deri në largim nga shërbimi civil ose largim nga puna”.

Përveç Ismalajt, KLSH kërkon që të largohen nga detyra edhe 3 zyrtarë të tjerë:

-Avdiana Pali, Drejtore e Financës në cilësinë e Nëpunësit zbatues;

-Ardit Tabaku, Drejtor Juridik në cilësinë e anëtarit të KVO;

-Arjan Koçiaj, në cilësinë e anëtarit të KVO.

Ky institucion bën me dije se Agim Ismailaj dhe funksionarët e tjerë duhet të largohen nga detyra, “për mos plotësimin e kritereve të veçanta, duke shpallur fitues në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 3 procedura tenderuese duke shkaktuar dëmin në vlerën prej 75,632, 935 lekë pa TVSH, si dhe 2 procedura në vlerën 52,041, 839 lekë pa TVSH në kundërshtim me VKM nr.914, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img