Hapësire reklamuese

Aktualitet

KLP zgjedh nesër kryetarin e ri, në garë vetëm një kandidat

Shkruar nga Newsbomb
KLP zgjedh nesër kryetarin e ri, në garë vetëm një

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë nesër kryetarin e ri, pasi përfundimit të mandatit të Gent Ibrahimit.

Në njoftimin e KLP bëhet me dije se në mbledhjen e orës 11:00 emërimi i kryetarit të ri do të bëhet në prezencë të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Programit OPDAT.

Në garë për lëtë post është vetëm një kandidat, Alfred Balla, i cili aktualisht ka detyrën e zëvendëskryetarit.

Balla është zgjedhur nga Kuvendi, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë si përfaqësues i Shoqërisë Civile. Pas zgjedhjes në drejtim të KLP-së Balla do të jetë me mandat 2 vjeçar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.