Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
48 %
2.6kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

KLP shkarkon prokurorin Shkëlqim Kokona: Nuk merrte dosjet hetimore, të dënuarit qëndronin në burg jashtë afateve se nuk shkonte në gjyq

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkarkuar nga detyra prokurorin Shkëlqim Kokona, prokuror në Pogradec. Vendimi është marrë pas raportit që Inspektori i Drejtësisë Artur Metani dërgoi në KLP dhe kërkonte që ndaj tij të merrej masa disiplinore e shkarkimit nga detyra.

Me votë unanime, KLP vendosi sot të pranojë kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

albsig

spring

Sipas notës informative që e disponon dhe neësbomb.al, i kërkohej Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të shkarkohej magjistrati në fjalë pasi kishte shkelur ligjin “me dashje direkte”. Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë mbi veprimtarinë hetimore të magjistratit në periudhën 2018-2021, provohet se:

  • Magjistrati ka sjellje të përsëritur refuzuese në mosmarrjen në dorëzim të dosjeve.
  • Ka mospjesëmarrje të përsëritur në seanca gjyqësore, duke shkaktuar shtyrje të gjykimit, apo cënim të drejtëpërdrejtë të të drejtës së personit për të kërkuar lirinë e tij, duke mos marrë pjesë në seanca për shuarjen e masës së sigurimit.
  • Ka kryer përfundim të çështjeve me vendim si prokuror, pa proceduar me kalimin e tyre me kërkesë në gjykatë.
  • Mosnxjerrja në 28 raste (2019-2021), e urdhërave për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të dënimit me burgim për të cilat është aplikuar pezullimi i ekzekutimit me kusht.
  • Nga ana e magjistratit SH.K., ka patur shkelje të përsëritur dhe të rëndë të rregullave të solemnitetit, rregullave të mirësjelljes në marrëdhëniet me palët, me drejtuesit e prokurorisë, me gjyqtarët, me oficerë të policisë gjyqësore, si dhe me personelin e adminstratës së prokurorisë dhe të gjykatës.
  • Shkeljet disiplinore nga ana e magjistratit me eksperiencë prej 28 vitesh në punë janë kryer me dashje direkte, gjë që gjen pasqyrim në veprimet e tij, në të gjitha episodet e përshkruara në raportin e hetimit të ILD.
  • Këto sjelljet e përsëritura të magjistratit përbëjnë rrethanë rënduese, në kushtet kur ndaj tij ishte marrë më parë një masë disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra”, pikërisht për shkelje të kryera gjatë përfaqësimit në gjykim të një çështje penale dhe për komunikimin me drejtuesin në shkelje të rregullave mbi etikën dhe sjelljen e prokurorëve.
  • Sjelljet e magjistratit kanë sjellë shkelje të rënda profesionale dhe diskretitim të pozitës dhe figurës së prokurorit, si dhe kanë cënuar besimin e publikut te drejtësia.
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img