Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

KLP s’e kaloi “provën” e opozitës, Vasili: Kjo reformë në drejtësi ka vdekur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

daa880c263dc97e6a53418acd27ba2a3

Petrit Vasili reagon pas vendimit të KLP-së për të rrëzuar kërkesën e PD-LSI për shkarkimin e Prokurores së Përkohshme, Arta Marku.

Vasili thotë se kjo tregon që drejtësia kontrollohet nga qeveria ndërsa sipas tij, Këshilli i Lartë i Prokurorisë funksionon vetëm për emërime që urdhëron Edi Rama.

Kreu i grupit parlamentar të LSI shprehet se “reforma në drejtësi ka vdekur” dhe kjo e sotmja ishte një tjetër provë.

Reagimi i plotë:

Turp dhe faj,KLP shkel ligjin dhe fal Arta Markun!!

KLP u bë njësh me antiligjin, duke i vënë vulën kapjen së drejtësisë nga qeveria.

Pra keta te KLP nuk qenkan atje per shkarkim aq me shume te Arta Markut !?

Keta na qenkan vetem per emerimet,qe i urdheron Edi Rama !?

Kjo eshte skandaloze, qe KLP shprehet qe s’ka kompetence per te ndeshkuar nje prokuror, qe shkel ligjin.

Nje tjeter prove kjo e sotmja,qe KLP kontrollohet nga Qeveria dhe i sherben sherbetoreve te Qeverise ne prokurori, sic eshte edhe Arta Marku.

Arta Marku ja mbyll pa ja hapur ceshtjet Edi Rames edhe kur i ben thirrje policise te flake uniformat dhe te beje vota per rilindjen,edhe kur mashtron qe ka bere ekspertizen e audiopergjimit te Agron Xhafes,edhe kur kercenon oficerin e policise Emiljano Nuhu, dhe Edi Rama i kthen borxhin dhe e fal permes KLP se kapur.

Askush nuk e beson më aspak kete reforme ne drejtesi.

Kjo reforme ne drejtesi ka vdekur.

Ajo eshte thjesht nje vegel qorre e qeverise dhe interesit te saj dhe kunder interesit,lirise dhe barazise te cdo qytetari te thjeshte.

Faji eshte shume i rende, shpagimi i te cilit do te vonoje shume pak…

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img