Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar në mbledhjen e fundit, më 30 n 30 nëntor, ka hedhur shortin dhe ka përcaktuar 20 prokurorë të Republikës që do të vlerësohen nga ana etike dhe profesionale, gjatë vitit 2023.
Së bashku me prokurorët, u përzgjodhën edhe relatorët përkatës si dhe këshilltari ligjor që do të merren me procedurat e vlerësimit, siç shihet në tabelën e mëposhtme, njoftuar nga Qeveria e Prokurorëve.
Ky shortim bëhet me synim vlerësimin e punës dhe të aftësive profesionale e morale të prokurorëve, për efekt të qëndrueshmërisë në detyrë, ngritjes në karrierë apo caktimin në funksione drejtuese, si dhe për të përmirësuar dhe zhvilluar punën personale dhe organizative.
“Sistem i Vlerësimit të Punës dhe Aftësive Profesionale dhe Morale të Prokurorëve”, SVPAPMP, është tërësia e kritereve dhe rregullave, për vlerësimin e punës, aftësive profesionale dhe morale të prokurorëve, në bazë të treguesve kryesore siç janë: – aftësia profesionale; – aftësia personale; – aftësia dhe qëndrimi shoqëror; – aftësia drejtuese/menaxhuse; – respektimi i disiplinës në punë; – masat disiplinore.