Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

KLP/ Ibrahimi: Intervistat e kandidatëve për SPAK të regjistruara me audio dhe video! Prokurorët u pyetën edhe për raste të veçanta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nisi intervistat me audio e video të kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

 

Ndërkaq, kreu i këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi sqaroi se këto intervista nuk do regjistrohen për t’u bërë publike por për të marrë më të mirën nga kandidatët. I pyetur nga gazetarët Ibrahimi pranoi se kandidatët janë pyetur edhe për çështje ‘të nxehta’ që janë në proces.

‘Intervista ka shumë vlerë. KLP e ka treguar me fakte që ne jemi të prirur të jemi të hapur. Ajo c’ka ndodhi sot, pra intervistimi është një pjesë e një procesi administrativ me 3 etapa.

Këto regjistrime do përdoren edhe nëse kandidatët ankohen. Ne duam të marrim më të mirën, të dimë si reagojnë ata në raste të rëndësishme, janë diskutuar edhe cështje me procese penale, disa edhe të famshme, ne morëm përgjigjet e tyre lidhur me mënyrën se si kanë reaguar’, sqaroi Ibrahimi duke mos fshehur entuziazmin lidhur me mënyrën se si zgjidheshin dikur prokurorët e Krimeve të Rënda dhe se si zgjidhen sot.

Ibrahimi konfirmoi se në këtë proces do jenë të përfshirë edhe ndërkombëtarët ndërsa u shpreh shpresëplotë se vendimet e tyre do të konvergojnë me ato të KPK.

Gjatë 5 ditëve, duke nisur nga sot, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë intervistat me 22 kandidatët e SPAK, për 15 vende. KLP do të përzgjedhë prokurorët me aftësitë më të mira profesionale dhe morale.

Më shumë




spot_img








spot_img