Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

KLP cakton përkohësisht drejtuesit e Prokurorisë së Korçës dhe Gjirokastrës

Shkruar nga Newsbomb
KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi sot që Ollga Visi, të caktohet përkohësisht në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, nga data 24.02.2020 – 23.05.2020.

KLP vendosi me shumicë votash edhe miratimin për caktimin e përkohshëm të Julian Çafka, në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Ndërsa me 10 vota pro dhe 1 në mungesë,  KLP vendosi ndërprerjen e  caktimit të përkohshëm të Francesk Ganaj, si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë dhe kthimin e tij në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë ku e ka emërimin.

Në përfundim të seancës plenare, është hedhur shorti për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit të cilët do të jenë pjesë e Komisionit të Posaçëm për vlerësimin paraprak të kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme, bazuar në nenin 11 të Rregullores, ku shorti ka përzgjedhur z. Besnik Cani dhe z. Tartar Bazaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll