Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
18 %
2.1kmh
0 %
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Klosi takon Vuçiç: Turizmi s’ka kufi, të shfrytëzojmë çdo mundësi për të rritur e konsoliduar destinacionin turistik

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, sot është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiçin në kuadër të turizmit turistik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Klosi ka bërë me dije se ky takim ka pasur për qëllim bashkëpunimin mes vendeve të rajonit për ndërtimin dhe konsolidimin e ofertave të përbashkëta.

Teksa shton se diskutimi u përqëndrua në zhvillimin e fushatave promovuese të Shqipërisë në Serbi duke synuar konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë.

“Turizmi s”ka kufi, e duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për të rritur e konsoliduar destinacionin turistik të Ballkanit. Me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në pritjen e delegacionit shqiptar për të çuar përpara bashkëpunimin në fushën e turizmit, si një nga sektorët rajonal me më shumë potencial ekonomik. Bashkëpunimi mes vendeve të Rajonit, për ndërtimin dhe konsolidimin e ofertave të përbashkëta, mbetet kusht i depërtimit turistik në tregjet e largëta. Diskutimi u përqëndrua në mbështetjet e mundshme për turistitët e rajonit, zhvillimin e fushatave promovuese të Shqipërisë🇦🇱 në Serbi, nxitjen e festivaleve rinore në bregdetin tonë e të tjera tema për konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë. Turizmi, sikundër ka nënvizuar edhe më herët kryeministri Edi Rama, është industria më lidhëse e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Klosi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img