Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Klosi dorëzon detyrën me një projekt madhor

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, organizoi sot aktivitetin e nënshkrimit të Paktit Kombëtar të Mirëqenies Sociale.

Ministri, Blendi Klosi deklaroi se pakti do të mundësojë ngritjen e shërbimeve sociale në të gjitha bashkitë e vendit, ku sot ka territore të tëra të pambuluara nga shërbimet për njerëzit në nevojë. “Shërbimet sociale nuk mund të jenë me temë luksi në Shqipëri”- deklaoi ministri Klosi, i cili renditi të gjitha reformat e bëra që shkojnë në përmirësimin e jetës së çdo qytetari, veçanërisht atij që ka më shumë nevojë për ndihmën dhe dorën e shtetit. Nga reforma e pensioneve, ndihmës ekonomike, ajo e aftësisë së kufizuar, reforma e shërbimeve sociale, ajo e punësimit, arsimit profesional, janë të gjitha punë të kryera në funksion të qëllimit të përkujdesjes për njerëzit në nevojë. Ministri Klosi falenderoi stafin e ministrisë së mirëqënies sociale dhe rinisë, për të gjithë përkushtimin për realizimin e këtyre reformave, duke shprehur bindjen se puna e nisur do të vijojë me të njëjtin përkushtim nga ministrja e re, Olta Xhacka. Kryeministri Rama përgëzoi punën e bërë nga ministri Klosi, duke vënë theksin tek ndryshimi radikal i shifrave të ndihmës ekonomike, pensioneve, pagesave të aftësisë së kufizuar etj. Ministrja e re e mirëqenies sociale dhe rinisë, Olta Xhaxhka shprehu angazhimin e plotë për të çuar përpara të gjitha nismat që shkojnë në rritjen e mirëqenies se çdo qytetari. Në fund të këtij aktiviteti, u nënshkrua përmes firmës elektronike. Pakti Kombëtar i Mirëqenies Sociale nga ministri në detyrë Klosi, dhe kryetarët e bashkive në vend.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img