Hapësire reklamuese

Aktualitet

Klodiana Lala ‘trazon ujërat’: Enver Stafuka rrëfeu për krime, autorë dhe urdhërues para se të zhdukej; edhe për vrasjen e biznesmenit... (Rrëfimi 40 minuta)

Shkruar nga Newsbomb
Enver Stafuka - Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala, “trazon ujërat” dhe paralajmëron se shumë shpejt do të dëgjohet për ngjarje të mëdha, të cilat i ka rrëfyer i zhdukuri Enver Stafuka.

Lala shkruan se para se të zhdukej, Enver Stafuka në një rrëfim 40 minuta ka treguar për krimet, autorët dhe urdhëruesit. Në fakt, për këtë kasetë me rrëfimin e Stafukës është folur disa herë, por askush nuk ka mundur ta zbardhë.

“Ne 40 minuta rrefim para se te zhdukej Enver Stafuka flet per shume krime e per me teper autore e urdherues  te tyre. Ne vecanti per nje vrasje te ndodhur ne 2011 ai rrefen emrin e njeriut qe e pagoi te vriste nje biznesmen. Prisni se do degjoni shume...sa shume ujera do trazohen”, shkruan Lala.

Kujtojmë se, Enver Stafuka u rrëmbye 5 vite më parë në Fushë- Krujë nga persona të veshur me uniformë policie. Sot e kësaj dite, trupi i tij nuk është gjetur ende. Thuhet se rrëmbyesit e masakruan Stafukën, përpara se ta ekzekutonin.

Motra e Stafukës ka akuzuar publikisht Durim Bamin, duke thënë se trembej se Stafuka mund të rrëfente vrasjet e kryera. Stafuka është akuzuar për vjedhjen e makinës me të cilën udhëtuan vrasësit e komisarit Dritan Lamaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll