Hapësire reklamuese

Aktualitet

Klodiana Lala jep detaje për përgjimet e Ndrangheta-s: Antonio Gallo ka hyrë e ka dalë me dhjetëra herë në Shqipëri, hetimet nisën ndaj tij për pastrim parash

Shkruar nga Newsbomb
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të tjera në lidhje me përgjimet e antimafias italiane, ku flitej për politikanë shqiptarë të lidhur me Ndrangheta-n.

Ajo u shpreh se autoritetet italiane nisën hetimin ndaj Antonio Gallos për pastrim parash dhe vjedhje votash në komunën e Kalabrisë.

Lala thotë se “Princi” Antonio Gallo ka hyrë e ka dalë me dhjetrëa herë në Shqiëpri, ndërsa shton se janë dy përgjimet specifike për Shqipërinë.

“Fillimisht hetimi është nisur për Antiono Gallo, është një hetim për pastrim parash pasi kishte dyshime se dhe në rajonin e Kalabrisë ishin vjedhur votat në favor të Franko Talarikos, por dhe në favor të një euro deputeti. Sipas dosjes në shtëpinë e Gallos janë gjetur miliona euro, janë nevojitur 24 orë për të numëruar paratë që janë gjetur në banesën të atij që konsiderohet si princi. Problemi është që pse ky personazh lidhet me Shqipërinë. Sepse ka pasur një kompani në bashkëpunim me një aksioner Henrik Baçi i cili është arrestuar për llogari të këtij hetimi. Ai jetonte mes dy vendeve. Antonio Gallo rezulton se ka hyrë e ka dalë nga Shqipëria me dhjetëra herë. Interesi i radhës për  Ndragheta ishte Shqipëria. Anëtarët e Ndragheta kanë rënë në përgjim ambiental. Dy përgjime janë specifike për Shqipërinë.  Njëri është mes Antoni Gallos dhe avokatit të tij si dhe avokatit të dy politikanëve, babë e bir. Tjetra është me një oficer policie, i cili pretendohet që kishte lidhje me Shqipërinë”, tha Lala në Opinion.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.