Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gazetarja bën deklaratën e FORTË: Vrasësi i Shkëlzen Kastratit strehohet nga një BOS droge në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga atentati - personi në foto: Denis Kasaj, i vrarë në 2016

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, duke folur për ngjarjen e Fierit, ku mbeti i vrarë Shkëlzen Kastrati, ka thënë se autori i vrasjes mund të jetë një vrasës me pagesë i përdorur nga një grup me shtrirje në Tiranë e Fushë-Krujë.

Lala thotë se autori, është një i ri rreth 24 vjeç që thuhet se në këto momente strehohet nga një bos droge në Vlorë.

“Ndërsa flitet që Shkëlzen Kastrati ka pasur Probleme të hapura me drejtësinë dhe se mes fisit të tij e një fisi tjetër pa pasur dhjetëra viktima për gjakmarrje, vrasja dyshoj se mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

Policia i ka të dhënat e saj, por unë mendoj nga të dhënat sekrete që kam, policia është e orientuar drejt një bande në Tiranë dhe në Fushë-Krujë. Autori është një djalë rreth 24 vjeç i arrestuar disa herë më parë. Ai vepron si vrasës me pagesë për llogari të dy grupeve me bazë në Tiranë. Rezulton se ai është strehuar afër një emri të botës së krimit në Vlorë”,- tha Lala.

Lexo edhe: Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, Policia gjen një mjet të braktisur në Thumanë. Gjurmët biologjike mund të zbulojnë autorët (Përse u përdor makina)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu