Hapësire reklamuese


Aktualitet

“Klodian Zoto ndodhet në Tiranë”, paralajmëron Fundo: Mirel Mërtiri do dalë të flasë

Shkruar nga Newsbomb
“Klodian Zoto ndodhet në Tiranë”, paralajmëron Fundo:

Gazetari dhe botuesi i njohur Elvi Fundo ka paralajmëruar se shumë shpejt Mirel Mërtiri do të dalë edhe të flasë për media.

“Bëhuni gati se shumë shpejt Mirel Mërtiri do të dalë në televizion të flasë dhe të japë versionin e tij dhe ky është një informacion që ma dhanë tani”, u shpreh ai për “Opinion”.

Vetëm pak minuta më parë Fundo tha se ka komunikuar me SPAK dhe ka marrë konfirmim nga SPAK se hetimet për inceneratorin e Tiranës vazhdojnë. Sakaq, gazetari tha po ashtu i shpalluri në kërkim Klodian Zoto ndodhet në Tiranë.

Mërtiri cilësohet si “truri” i tre kompanive të inceneratorëve dhe akuzohet për disa vepra penale, bashkë me partneren e tij Stela Gugallja dhe biznesmenin tjetër, Klodian Zoto. Mërtiri është i shpallur në kërkim nga SPAK në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese