Tirana
scattered clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
81 %
2.1kmh
40 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Klodian Çalamanit i bëhet “gjyqi” në Komisariat, nëna kërkon dënim maksimal: Të digjet në mes të qytetit!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Klodian Çalamani do të qëndrojë në burg. Kështu ka vendosur sot Gjykata e Fierit, duke dhënë për të masën e sigurisë “Arrest me burg”, në mungesë, për shkak të situatës së tensionuar. Familjarët kanë kërkuar që autori i vrasjes së djalit të tyre “të digjet në mes të Fierit”.

“Gjyqi” Klodian Çalamanit i është bërë në ambientet e Komisariatit të Fierit, pasi me vullnetin e tij 38 vjeçari ka pranuar që masa e sigurisë të jepet në mungesë. Gjyqtarja Sonila Hoxha dhe prokurori Çlirim Sino kanë qenë në ambientet e Policisë dhe atje kanë caktuar dënimin paraprak për vrasësin e Mateos 8 vjeçar.

Nëna e vogëlushit ka kërkuar që Klodian Çalamani të digjet në mes të Fierit.

“Dua ta varim, ta djegim. Mori një foshnje. Ma ndau nga shokët. Ma hoqi nga shklolla. Ma mashtroi. I tha Mateo më sill një bukë. I tha do iki te shtëpia xhaxhi se kam vëllanë të sëmurë. E vrau dhe e mbuloi me dhe. Dua ta djegim në mes të Fierit. T’i them çunit e mora hakun si mama”, ka thënë e ëma e Mateo Vasiut, vogëlushit të vrarë.

Kujtojmë se, mëngjesin e sotëm familjarët e vogëlushtit të vrarë kanë hyrë me forcë në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe kanë kërkuar Klodian Çalamanin. Ata kanë thyer derën kryesore dhe kanë kërkuar nga policët se ku ndodhej vrasësi.

Mirëpo, seanca ishte më vonë, në orën 10.00, dhe ata janë nxjerr jashtë. Pas afro dy orësh vonesë dhe në kushtet kur i arrestuari nuk mund të shkonte në Gjykatë se atje ndodheshin familjarët e Mateos dhe qytetarë të Fierit, gjyqi është bërë në Komisariat.

Për shkak të situatës së tensionuar dhe dëmtimit të hyrjes kryesore, Gjykata e Fierit ka pezulluar punën për ditën e sotme.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img