Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Klitschko jep alarmin: Apokalipsi mund të ndodhë gjatë dimrit në Kiev, pa energji dhe me temperatura -15 gradë celcius

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i bashkisë së Kievit paralajmëroi të mërkurën për një skenar “apokalipsi” për kryeqytetin ukrainas këtë dimër, nëse sulmet ajrore ruse mbi infrastrukturën do të vazhdojnë, por tha se nuk ka nevojë që banorët të evakuohen tani, megjithëse ata duhet të jenë gati për ta bërë këtë.

“Kievi mund të humbasë energjinë, ujin dhe furnizimin me ngrohje. Apokalipsi mund të ndodhë, si në filmat e Hollivudit, kur nuk është e mundur të jetosh në shtëpi duke marrë parasysh temperaturën e ulët”, i tha Reuters në një intervistë kryebashkiaku Vitali Klitschko.

“Por ne po luftojmë dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që kjo të mos ndodhë”, tha më tej ish-boksieri.

Megjithatë, tabloja është e zymtë: kryeqytetit i mungojnë strehimoret me ngrohje të mjaftueshme për të mbajtur 3.6 milionë banorë në rast të ndërprerjeve të plota dhe njerëzit duhet të jenë gati të evakuohen nëse situata përkeqësohet, tha Klitschko.

“Ne kemi përgatitur afro 500 qendra autonome ngrohje aktualisht… por për një qytet prej 3 milionë banorësh, 500 pika nuk janë asgjë”, tha ai.

Ai skicoi një skenar të mundshëm në të cilin qyteti mund të lihej pa ngrohje qendrore deri në pranverë në një kohë kur temperaturat mund të bien deri në -15 gradë Celsius.

“Nëse furnizimi me energji elektrike vazhdon të mungojë ndërkohë që temperaturat e jashtme mbeten të ulëta, fatkeqësisht do të detyrohemi të kullojmë ujin nga ndërtesat”, tha ai.

“Përndryshe uji mund të ngrijë dhe të thyejë të gjithë rrjetin e furnizimit me ujë, dhe ndërtesat do të jenë plotësisht të papërshtatshme për përdorim të mëtejshëm.”

Më shumë


spot_img









spot_img