Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, deklaroi se vendi i tij do të hyjë në bisedimet e paqes, vetëm pasi ushtari i fundit rus të largohet nga Ukraina.
Ish-kampioni botëror i boksit në peshat e rënda, po merrte pjesë në funeralin e një aktivisti të njohur 24-vjeçar, i kthyer në luftëtar vullnetar, Roman Ratushnyi, i cili u vra në Izyum në rajonin e Kharkiv.
Disa zyrtarë ukrainas kanë shprehur shqetësime, se aleatët perëndimorë mund ta shtyjnë vendin e tyre drejt një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, në ndikimin e pasojave të vazhdueshme nga lufta për furnizimet me ushqim e energji.
I pyetur nëse ai ishte i shqetësuar se Ukraina mund të jetë nën presion për të bërë lëshime për rusët, ai u përgjigj:
“Rusët folën për ‘Le të gjejmë një kompromis”. Le të gjejmë një zgjidhje. Për çfarë po flasin? Cilin kompromis? T’i japësh rusëve pjesë të territorit ukrainas nuk është një kompromis.Jam më se i sigurt se do të jemi gati të bisedojmë me rusët për ndonjë kompromis. Nëse ushtari i fundit rus largohet nga Ukraina, do të jetë koha për të folur, por jo tani. Rusët duhet të ikin nga atdheu ynë”, tha Klitschko.