Kamerat e një bari kanë kapur momentin kur një klient ngacmon seksualisht kamarieren, por e pëson keq.
Incidenti ka ndodhur në Savannah, Gjeorgji, kur një 21-vjeçar çohet në këmbë dhe duke ecur qëllon me pëllëmbë në të pasme kamarieren Emelia Holden.
Kjo e fundit nuk ia përton por i kthehet në moment dhe e përplas në shesh.
“E kapa dhe e hodha në shesh, ndërsa kolegët e mi telefonuan policinë”, ka thënë kamarjerja e cila është përgëzuar nga shumë njerëz për veprimin kurajoz.