Hapësire reklamuese

Ekonomi

Klientët e bankës "Intesa Sanpaolo" në terr, bien të gjitha sistemet online

Shkruar nga Newsbomb

Të gjithë qytetarët shqiptarë që janë klientë të bankës "Intesa Sanpaolo" janë prej ditës së sotme në terr të plotë. Sistemi kryesor "e-Banking" dhe sistemet e tjera online të saj janë në kolaps dhe nuk mund të aksesohen, përcjell newsbomb.al.

Gerti Shella, ekspert dhe drejtues i Qendrës për Çështje të Informimit Publik (INFOCIP) ngre këtë shqetësim dhe e quan këtë mungesë shërbimi ndaj qytetarëve "epoka e re e skllavërisë digjitale".

"Gjylja e madhe plasi: klientet e INTESA SAN PAOLO qe perdorin e-banking ne kolaps te plote sot. E pamundur te aksesohen sistmet online. Pa celular ne dore dhe pa internet te paguar, nuk mund te jesh me klient i bankes...Sot deshmojme epoken e re te skllaverise digitale", shkruan Gerti Shella.

[caption id="attachment_789985" align="alignnone" width="773"]Denoncimi i Gerti Shelles per banken Intesa Sanpaolo Denoncimi i Gerti Shelles per banken Intesa Sanpaolo[/caption]

Megjithatë, edhe përse bëhet publik vetëm sot, duke se ky problem ka nisur prej një jave.

Të paktën, kështu shkruan një komentuese në denoncimin e Shellës. Ajo thotë se ky problem me sistemin online të "e-Banking" dhe të tjera kanë nisur prej një javë dhe banka "Intesa Sanpaolo" nuk ka arritur ende t'i japë zgjidhje, përcjell newsbomb.al.

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një rënie të sistemeve online të kësaj banke për qëllime përmirësimi dhe rinovimi të tyre, apo ndonjë sulm të jashtëm që ka futur në kolaps vetë këtë institucion financiar dhe klientët në Shqipëri.

Të premten e kaluar, më datë 16 Shkurt banka "Intesa Sanpaolo" ka njoftuar klientët se ka nisur përmirësimin e sistemeve të saj dhe për rrjedhojë shërbimi në degë do të ishte i kufizuar, kurse ndërprerje do të kishte si në Shërbimet Dixhitale ashtu dhe në përdorimin e Kartave Bankare.

Shërbimi është njoftuar se do të rifillonte më datë 19 Shkurt, tre ditë më pas, por siç duket edhe pas gati një javë ka ende probleme dhe qytetarët nuk mund të aksesojnë llogaritë e tyre bankare përmes sistemit online "e-Banking".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese