Hapësire reklamuese

Aktualitet

KLGJ-ja fut në rend dite gjyqtaren e “Tik Tokut”, caktohet relatori, Inspektoriati kërkoi shkarkim nga detyra

Shkruar nga Newsbomb
KLGJ-ja fut në rend dite gjyqtaren e “Tik Tokut”, caktohet

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur në rend dite çështjen e gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila u bë virale në rrjete sociale pas disa videove që ajo kishte publikuar në “Tik Tok”. Me veprime sikur qëllonte me kallash, duke sfiluar në zyrë apo duke drejtuar mjetin në mënyrë të gabuar, Kapedani shkaktoi “furtunë” në rrjet.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nisi menjëherë hetim për të pas videove, në një kohë që ministrja Gjonaj kishte dy vite që kishte bërë kërkesë në KLGJ, dhe newsbomb.al prej shkurtit 2021 në ILD. Por asnjë masë nuk mori institucioni i drjetuar nga Artur Metani për Enkeleda Hoxhën.

Në seancën që do të mbahet sot, gjyqtari Maksim Qoku do të jetë relatori i çështjes.

ILD-ja në kërkesën që ka dorëzuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ka kërkuar shkarkim nga detyra të gjyqtares së Elbasanit, pasi sipas tyre, veprimet e Enkeleda Kapedanit diskreditojnë rëndë figurën e magjistratit.

1- Lexo edhe: Gjyqtarja “bombë” e Elbasanit nuk ndalet me VIDEO PROVOKUESE në Tik Tok
2- Lexo edhe: ILD nis hetim disiplinor për Enkeleda Kapedanin
3- Lexo edhe: Gjyqtarja bjonde me syze të errëta që liroi të fortin e bandës së Gaxhait, padit NEWSBOMB: Askush nuk dinte se kush isha dhe çfarë pune bëja, tani më njeh i gjithë pallati

4- Lexo edhe: Çudira Elbasani, gjyqtarja Enkeleda Kapedani mohon VIDEOT duke bërë paradë në zyrë: Nuk jam unë! Pamjet janë të inskenuara
5- Lexo edhe: Kush po e mbron gjyqtaren e Elbasanit? Kërkesa është bërë nga NEWSBOMB prej 4 muajsh
6- Lexo edhe: Enkeleda Kapedani pret të futet në vetting: PASURIA iu “zvogëlua” ndërsa në detyrë vetëm rritej
7- Lexo edhe: ILD nis ekip të posaçëm në Gjykatën e Elbasanit
8- Lexo edhe: Kur gjyqtarja Enkeleda Kapedani sfilonte në moshën 18 vjeçare
9- Lexo edhe: Del tjetër video SKANDALOZE e gjyqtares Enkeleda Kapedani
10- Lexo edhe: ILD kërkon pezullim dhe shkarkim të Enkeleda Kapedanit
11- Lexo edhe: Denoncimi i gazetarit: Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor i bënin “like” videove të gjyqtares së “mafias”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.