Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
57 %
1.5kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Klevis Balliu tregon dokumentin para Gjykatës: Kjo është shtëpia e Elisabeta Imerajt, e vetmja që nuk prishet në Astir! (Zbulon dosjen që i dha në dorë prokurores, 8 mijë euro një pishë)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti Klevis Balliu ka dalë sot para Gjykatës Penale lidhur me çështjen e banorëve të Astirit për të cilën ai u ndalua nga policia.

Balliu tha se në fillim është akuzuar se i ka thyer krahun një polici ndërsa vetë ai është i bindur se e gjitha kjo, ka prapavijë politike dhe bëhet thjesht për presion.

“Tani polici me gjithë krahun kanë ikur në drejtim të paditur. S’jam njohur më me atë akt”, u shpreh ish-deputeti.

Ai tregoi edhe një dokument ku ishte stampuar fotoja e një shtëpie që sipas Balliut, është e vetmja që nuk është prishur te Astiri. Sipas ish-deputetit bëhet fjalë për shtëpinë e familjes së prokurores Elisabeta Imeraj.

“Pse nuk funksionon ligji kur ka tendera fiktiv që të fitojnë Salillarët e partive. Erion Veliajt në këtë gjykatë, unë ia kam sjellë kallëzimin për cështjen e pishave që ka bërë një kontratë me Fusha  Shpk, ia kam dorëzuar në dorë Elisabeta Imerajt e cila ka një shtëpi që është e vetmja që nuk prishet në Astir. Është shtëpia e familjes së Elisabeta Imerajt.

Prokuroria duhet ta hetojë këtë cështje, ka dy dosje atje dhe nuk ka mbajtur një qendrim për atë pjesë si ka mundësi që nuk gjen shkeljet e Veliajt me Fusha SHPK ku janë marrë 8 mijë euro për një pishë. Këtu s’ka më as prokurori as gjykata, ka vetëm një tufë banditësh”, akuzoi Balliu.

“Kjo bëhet vetëm për lojëra për presion, njoftojnë tre persona, nuk njoftojnë të katërtin që ishte zoti Elton Skënderi, që ishte bashkë me ne. Këto gjyqe po shfrytëzohen nga Edi Rama vetëm për presione politike. Këtu po shkelet ligji, ju e kishit salillarin vetëm me një lot. Pse taksat që ju paguani janë që të bëjë pushime Salillari apo do dëgjojmë pacavuret e KCK-ve”, përmbylli ish-deputeti.

Më shumë




spot_img








spot_img