Hapësire reklamuese

Politikë

Klevis Balliu tregon arsyen pse Basha nuk jep dorëheqjen: Vetëm njëherë ka thënë të vërtetën, kur deklaroi se s’ka humbur asnjë betejë

Shkruar nga Newsbomb
Klevis Balliu tregon arsyen pse Basha nuk jep dorëheqjen: Vetëm

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, ka folur për zhvillimet politike së fundmi në PD dhe për vendimin nga gjykata e Tiranës, ku u miratua statuti i 17 korrikut.

Ai tha në një intervistë në “Faxweb” se miratimi i këtij statuti nuk kishte diçka të jashtëligjshme.

Duke folur për kreun e PD Lulzim Basha, ish-deputeti u shpreh se është i shkarkuar nga demokratët në 6 mars dhe shtoi se kryedemokrati nuk jep dorëheqje pasi sipas tij është paguar për të çuar PD në humbje.

Balliu: Asgjë! Kanë miratuar statutin e 17 korrikut, gjë që është normale dhe ne ndoqëm atë statut për të mbledhur kuvendin e 11 dhjetorit. Në bazë të atij statuti, ne mblodhëm firmat për të shkarkuar Lulin. Tani Luli nga zyra e vetë e shtypit, kërkon ta shesi këtë sikur e kanë afirmuar si kryetar.

Edhe po të ishte me vulë në xhep mund të lëvizësh gjithë ditën. Se çfarë është ai e mori përgjigjien në 6 mars. Është i shkarkuar nga demokratët dhe i mbaruar për qytetarët. I vetmi lajm këtu është që ai kërkon ta shesë këtë si kuvend të 18 dhjetorit.

Arsyeja përse Luli e ka të vështirë të largohet nuk lidhet me diçka politike apo morale por ka të bëjë me financat. Luli është paguar që ta çojë PD-në në humbje të vazhdueshme dhe e ka bërë këtë me sukses. Në fakt e vetmja fjali e vërtetë që ka thënë ai është se nuk ka humbur asnjë betejë politike. Ai në fakt personalisht nuk ka humbur sepse e ka kryer detyrën e vetë dhe misionin e vetë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu