Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Klevis Balliu: Nuk mund të themi e ka fajin Basha se vjedh Rama, PS është parti e të varfërve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjet e 25 prillit, ku u shpreh se PS i ka vjedhur ato. Por sipas tij, PD duhet të ketë një reflektim për këto akuza, pasi nuk mund të përballet sikur të jetë në një situatë normale.

“Duhet të ketë një reflektim nga opozita për akuzat e vjedhjes së votave. Nuk mund të bësh një akuzë të tillë dhe me këtë atë përballesh sikur je në një situatë normale. Arsyeja është vjedhja e votës. Këtu kaluan zgjedhjet e përgjithshme”, tha Balliu në “Log”.

Përsa i përket garës në PD dhe akuzave ndaj Bashës, Balliu i doli në mbrojtje kryedemokratit, duke u shprehur se nuk mund të thuhet që është faji i Bashës se vjedh vota Edi Rama, teksa u shpreh se PS është parti e të varfërve dhe pa të varfrit PS nuk mund të ekzistojë.

“Analiza në parti është themelore për të evidentuar shkaqe dhe praktika se çfarë të bëjmë për të mbrojtur votën sepse kemi një shtet që vjedh votën. Unë kam katër vjet që nuk i shoh fare këta që dalin sot nëpër media për gabimet që ka PD. Nuk mund të themi ne se e ka fajin Lulzim Basha se vjedh vota Edi Rama. Këtu është bërë rrugë vidhen 40 mln euro te unaza kapet recepsionisti.

Vidhen votat, kapet komisioneri. Ai ka një mbështetje që ia jep pushteti dhe kryetari i partisë. PD është në rregull dhe vazhdon luftën e vet., Ai i mori votat. A humbi PD apo humbën të gjithë?! Këtu çdo gjë është në krizë. Sa mbaroi fushata mbaruan vaksinat, u kthye sheshi Skënderbej për birra. PS është parti e të varfërve. Këta pa të varfër nuk ekzistojnë. I futet jugut në mes të turizmit”, deklaroi Balliu.


Më shumë

spot_img
spot_img